Home / Bota / NATO dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje ushtarake në Bruksel

NATO dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje ushtarake në Bruksel

Marrëveshja ushtarake do t’u mundësojë forcave dhe personelit të Aleancës për të hyrë dhe për të tranzituar përmes Katarit, si dhe të kenë në përdorim një bazë ajrore atje.

NATO dhe Katari nënshkruan një marrëveshje ushtarake e cila do t’u mundësojë forcave dhe personelit të Aleancës për të hyrë dhe për të tranzituar përmes Katarit, si dhe të ketë në përdorim një bazë ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua pasi paraprakisht sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, priti në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel, emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani me të cilin bashkëbisedoi për situatën e sigurisë në rajonin e Gjirit dhe partneritetin e NATO-s dhe Katarit.

Në kumtesën e publikuar nga selia e Aleancës thuhet se marrëveshja parasheh që forcat ushtarake të NATO-s të kenë në dispozicion bazën ajrore Al-Udeid.

“Kjo do të lehtësojë misionet dhe operacionet e NATO-s në rajon, përfshirë misionin përkrahës në Afganistan”, thuhet mes tjerash në njoftim.

NATO bën të ditur se bashkë me forcat e Katarit kanë operuar në Libi, dhe se bashkërisht kanë luftuar piratët në bregun e Somalisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.