Home / Politika / Lobimi rus i PD, Rama: Basha të tregojë të vërtetën e parave të zeza e lidhjet tronditëse

Lobimi rus i PD, Rama: Basha të tregojë të vërtetën e parave të zeza e lidhjet tronditëse

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me investigimin e medias amerikane për lidhjet e kryeopozitarit Lulzim Basha me Rusinë dhe financimin e kompanive lobuese për ta promovuar atë në Uashington.

Teksa ka shpërndarë fjalën e deputetes Elisa Spiropali në një dalje për media, Rama shkruan se Basha dhe PD duhet t’u tregojnë shqiptarëve të vërtetën e parave të zeza të lobimit kundër Shqipërisë dhe lidhjet tronditëse me Moskën.

“Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS, Elisa Spiropali – Lulëzim Basha dhe PD t’u tregojnë shqiptarëve të vërtetën e parave të zeza të lobimit kundër Shqipërisë dhe lidhjet tronditëse që ka nxjerrë në dritë media investigative amerikane,”nënvizon Rama duke e shoqëruar me fjalën e deputetes Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.