Kosova

Ballkani ka humbur mbështetjen e Britanisë, por ka fituar Gjermaninë

ballkani-ka-humbur-mb-euml-shtetjen-e-britanis-euml-por-ka-fituar-gjermanin-euml_2_hdDyert mbeten të hapura për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por rajoni duhet të bëjë më shumë për ta realizuar këtë qëllim.

Për ata që e kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, deklarata që u bë në muajin korrik nga Jean-Claude Juncker, presidenti i ri i Komisionit Evropian, nuk ishte inkurajuese.

“Negociatat do të vazhdojnë, por nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm gjatë pesë viteve të ardhshme”, ka thënë Juncker.

Mesazhi politik tregon se i tërë procesi është duke u ngadalësuar.

Deklarata ishte “e diskutueshme dhe shumë popullore”, është shprehur Stefan Fule, komisioneri i zgjerimit, sepse asnjë vend i Ballkanit nuk do të ishte gati të bashkohej në pesë vitet e ardhshme.

Ishte një mesazh i gabuar për Ballkanin perëndimor në një kohë të gabuar.

Emërimi në fillim të këtij muaji nga Johannes Hahn, një austriak, si komisioner i ri, çoi në një kërkim të kuptimit në titullin e tij të punës: politikës së fqinjësisë dhe të negociatave të zgjerimit. “Lagjja” përbëhet nga gjashtë vende ish-sovjetike së bashku me Mesdheun Jugor.

Charles Tannock, një anëtar britanik i Parlamentit Evropian, sugjeron që ajo çka ka thënë Juncker është për të qetësuar opinionin publik.

Ajo është kthyer në një tregti të vështirë, për shkak të frikës së krimit të organizuar dhe migrimit, mjaft larg nga polemikat për një anëtarësim të ardhshëm të Turqisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur mbështetjen e mëparshme të fortë të Britanisë, e cila kryesisht shqetësohet rreth emigracionit këto ditë.

Por Gjermania është bërë më aktive. Megjithatë, problemet më të thella nuk qëndrojnë brenda BE-së, por në vetë rajonin.

Progresi i Bosnjës, me qeverinë e saj jofunksionale, ka ngecur për tetë vite. Ndërsa çështja e Maqedonisë mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë në lidhje me problemin e emrit.

Shteti i Kosovës është aq prapa sa mbetet i vetmi vend, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa viza.

Kjo lë jashtë Malin e Zi, i cili po negocion, Shqipërinë e cila u bë kandidate zyrtare në muajin qershor, dhe Serbinë, e cila ka një dritë jeshile për fillimin e bisedimeve dhe shpreson ta bëjë këtë deri në fund të vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button