Home / Ekonomia / Koncesionet që shqetësojnë FMN; 5 projektet e programit 1 mld euro

Koncesionet që shqetësojnë FMN; 5 projektet e programit 1 mld euro

Lista e projekteve është ndryshuar disa herë. Por varianti më i fundit i saj përmban ndërtimin e 5 akseve kombëtare dhe një spitali rajonal në Fier. Përveç rrugës së Arbrit, e cila është firmosur tashmë, në programin buxhetor afatmesëm janë përcaktuar edhe 4 akse të tjera kombëtare, që do të jepen me koncesion.

I para është Thumanë-Kashar. Për këtë aks qeveria ka nisur procedurat e tenderimit duke shpërblyer me bonus 8.5 për qind të pikëve kompaninë Gener 2 e cila ka bërë ofertën e pakërkuar. Segmenti ka një gjatësi 20.8 kilometër dhe kosto të parashikuar 250 milionë euro.

Segmenti i dytë është rruga Kardhiq – Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare, që shkurton distancën e rrugës Tiranë – Sarandë në 3 orë duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Projekti i tretë është rruga Orikum – Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.

Vepra e fundit është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përfart 100 milionë euro. Në total, së bashku me rrugën e arbrit të pesë akset pritet të kenë një kosto prej 720 milionë euro. Duke përfshirë edhe spitalin e fierit, kostoja totale e tyre arrin mbi 800 milionë euro.

Qeveria synon që të gjitha këto vepra ti japë me koncesion brenda këtij viti. Por FMN kërkoi publikisht pezullimin e kontratave të reja, deri në ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor në përzgjedhjen e projekteve dhe nënshkrimin e kontratave koncesionare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: