Politika

Patozi: Basha i paaftë të bashkojë PD. Ruli: Pakti me Ramën vazhdon

“Së pari, nuk do që ta kryejë këtë proces, sepse veprimet që ka bërë i ka të qëllimshme. Së dyi, nuk di dhe së treti e ka të pamundur ta bëjë. Basha është përgjegjësi që PD gjendet në këtë katandisje sot. Një njeri që ka bërë çarjen, e ka të vështirë për të bërë bashkimin. Sot PD ka krizë politike dhe jo burokratike. Basha kërkon ta bunkerizojë akoma edhe më shumë partinë dhe do të shkojë në një kongres të parakohshëm”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

Krah Patozit, në panel këtë të enjte ishte ulur edhe Genc Ruli. Ruli tha se Basha e ka dobësuar PD-në.

“PD në vend të bashkohet është sfilitur. Është një PD shumë më vogël seç ka qenë dikur, edhe pse është parti e dytë, nuk ndikon fare në procesin politik sot”, tha ai.

Marrëveshjen e Bashës me Ramën, Genc Ruli e quan “paaftësi” të kreut të PD-së për të ardhur në pushtet.

“Ka zgjedhur kompromisin dhe e tregoi me marrëveshjen e majit. Ajo marrëveshje sot vazhdon dhe është akoma më e fortë dhe do të ketë edhe të tjera”, deklaron Ruli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button