Home / Politika / Sekuestrimi i drogës në Durrës, SHBA vlerëson punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda

Sekuestrimi i drogës në Durrës, SHBA vlerëson punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda

“Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një ‘peshk i madh’”, deklaroi të premten Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ndërsa i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Arbër Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Në një prononcim për “News24”, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu komentoi kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.

“Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimit të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, tha Donald Lu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: