Home / Ekonomia / Forumi ekonomik frankofon: Qeveria lehtësi fiskale për investitorët e huaj

Forumi ekonomik frankofon: Qeveria lehtësi fiskale për investitorët e huaj

Diplomacia ekonomike ishte në fokus të forumit ekonomik frankofon, që u mbajt sot në Tiranë me përfaqësues të biznesit francez.

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i pranishëm në këtë forum deklaroi se gjatë këtij takimi sipërmarrësit francez u njohën me reformat e thella strukturore ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe mundësitë për të investuar në Shqipëri.

“Franca është prezent në disa sektorë në Shqipëri dhe trendi është rritës me investime në sektorë të rëndësishëm strategjikë”, deklaroi ministri Bushati.

Ndërsa zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta në fjalën e saj vuri në dukje se qeveria shqiptare është duke punuar për krijimin e zonave të lira ekonomike, hap që do të pasohet me aplikimin e lehtësive fiskale për investitorët e huaj.

Në forumin e mbajtur merrnin pjesë 50 sipërmarrës ekonomikë të rajonit të Lionit, të interesuar për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike me ndërmarrje shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit.

Forumi u përshëndet edhe nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, e cila tha se ky aktivitet do të pasohet edhe nga të tjerë, me qëllim rritjen e investimeve franceze në vendin tonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: