Home / Bota / NJU DELHI – Macron në Indi për nënshkrimin e një pakti historik

NJU DELHI – Macron në Indi për nënshkrimin e një pakti historik

Presidenti francez, Emmanuel Macron filloi sot vizitën e tij shtetërore në Indi me ambicien për të arritur një pakt të fortë me gjigantin e Azisë së Jugut, që Parisi kërkon të bëhet partneri kryesor europian i tij.

“Kjo vizitë e parë në Indi ka për qëllim që të arrijë për dekadën në vijim një pakt të fortë mes dy demokracive”, deklaroi shefi francez i shtetit për median gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes.

“Një pakt rreth sigurisë së përbashkët, në veçanti në rajon, në marrëdhëniet ekonomike, kulturore, arsimore dhe akademike, si dhe për një lidhje mes popujve tanë dhe në veçanti për rininë”, vazhdoi ai.

“Mirësevjen në Indi, presidenti Emmanuel Macron! Vizita juaj do të përforcojë partneritetin strategjik mes Indisë dhe Francës”, shkruante dje në mbrëmje në profilin e tij në Twitter, Modi pasi priti personalisht Macronin në aeroport.

Franca dhe India do të nënshkruajnë në mesditë një marrëveshje për t’i dhënë akses anijeve indiane në bazat detare franceze që ndodhen në Oqeanin Indian (Xhibuti, Emirate, Reunion), një hapje kjo që kërkohet shumë nga Nju Delhi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: