Home / Bota / Plaçkitje e madhe e Gadafit: Në llogarit e ngrira të tij janë zhdukur 10 miliardë euro!

Plaçkitje e madhe e Gadafit: Në llogarit e ngrira të tij janë zhdukur 10 miliardë euro!

Nga pasuria e ish-presidentit të Libisë, Muammar Gaddafi, të cilat iu janë ngrirë në Belgjikë, janë zhdukur 10 miliardë euro.

Në vitin 2013 në llogaritë bankare të kompanive të Gaddafit, në bankat e Belgjikës kanë qenë 16 miliardë euro, ndërsa në vitin 2017 qasja e aprovuar në këto fonde ka arritur deri në 5 miliardë euro, transmeton gazetametro.net

“Ende mungojnë diku më pak se 5 miliardë euro në katër llogari bankare të hapura në Euroclear Bank SA”, thotë Deni Goeman, zëvendës i prokurorisë në Belgjikë.

Fondet e mbetura janë ende subjekt i konfiskimit, por deri më tani banka ka gjasa të refuzojë dhënien e qasjes në llogaritë, prandaj prokurorët kërcënohen nga masa drastike.

Organet gjyqësore kanë hasur mungesën e parave në vjeshtë të vitit 2017, kur gjyqtari hetues, Michel Klai, i cili ishte përgjegjës për hetimin për pastrimin e parave të dyshuara të rrethit të ngushtë të Gadafit, kërkoi konfiskimin e aseteve të ngrira libiane.

Kjo pasi është ngrirë nga marsi i vitit 2011, në përputhje me Rezolutën e OKB-së 1973. Belgjika nuk ka kërkuar kurrë shkrirjen e këtyre fondeve.

Sipas mediumeve, ekzistojnë shumë indikacione se Belgjika nuk i ka respektuar rregullat e OKB-së për ngrirjen e këtyre llogarive.

Para vitit 2011, kur Moammar Gaddafi u rrëzua nga pushteti, Libia ishte një eksportues i madh i naftës. Për të kontrolluar më mirë, në vitin 2006, qeveria krijoi Autoritetet Investuese të Libisë për të investuar paratë e fituara nga shitja e naftës jashtë shtetit.

Megjithatë, me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 2011, OKB vendosi sanksione kundër pronës së qeverisë libiane dhe praktikisht konfiskoi 67 miliardë dollarë nga LIA, që ekzistonte në BE dhe SHBA. Në BE, megjithatë, qeveritë kombëtare kanë ngrirë vetëm shumat origjinale, ndërkohë që interesat dhe dividendët që kanë ndodhur pas vitit 2011 ishin të lira.

Një hetim i muajit të kaluar i kryer në Bruksel tregon se dikush ka marrë rregullisht interes për 16 miliardë euro të Gadafit.

Megjithatë, përderisa është duke u zhvilluar një betejë ligjore, parashtrohet pyetja- ku u zhukën 10 miliardë euro?

Leave a Reply

Your email address will not be published.