Rajoni

Kujtohet 75 vjetori i shpëtimit të hebrenjve bullgarë

Sot kujtohet zyrtarisht përvjetori i 75 i shpëtimit të rreth 50 000 hebrenjve bullgarë nga dërgimi i tyre në kampet naziste të vdekjes.

 Para monumentit të Shpëtimit në qendër të Sofjes u zhvillua një ceremoni solemne.

“Jemi të detyruar të mbajmë mend heroizmin e bullgarëve të guximshëm. Ata kanë kryer një vepër, për të cilën popujt e tjerë nuk kanë pasur kurajë dhe dinjitet” – nënvizoi në ceremoni Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Todor Çobanov.

Ndër aktivistët më të shquar në shpëtimin e hebrenjve në Bullgari janë deputeti Dimitër Peshev, Mitropoliti i Sofjes Stefan I, Mitropoliti i Plovdivit Kiril, si dhe liderët e disa organizatave profesionale, ndër të cilat ato të shkrimtarëve, artistëve, avokatëve, mjekëve, tregtarëve, shkruan bnr.bg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button