Rajoni

Tensioni me Ankaranë, Athina shton patrullimet e ushtarëve në kufi

Drejtuesi i saj, Panos Kammenos deklaroi një javë më parë se dy ushtarët grekë po mbaheshin peng në Turqi, ndërsa të shtunën i tha të përditshmes franceze Liberation se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë. Deri më sot, kujtoi ai, episode të tilla si kalimi aksidental i kufirit, ishin zgjidhur ndërmjet shtabeve të përgjithshme të dy vendeve. Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për ushtarë grekë, pasi ata janë edhe ushtarë të BE-së e ushtarë të NATO-s, ndaj kjo çështje duhet të ishte zgjidhur paqësisht me Aleaten tonë të Aleancës veri-atlantike, Turqinë.

Kjo situatë, sipas ministri grek, tregon se vendi i tij është praktikisht në mëshirën e çdo incidenti që mund të ndodhë, në çdo moment edhe me rojat bregdetare, flotën etj. Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, deklaroi Kamenos, i cili nuk është vetëm grek, por edhe europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button