Kronika

Skrapar, aksidentohet furgoni që transportonte nxënës. 9 të plagosur

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar mëngjesin e së hënës në fshatin Vërzhezhë të Skraparit. Mjeti ka dalë nga rruga kur po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës.
Sipas informacioneve paraprake, janë plagosur 9 nxënës, të moshës 14 deri 18-vjeç, të cilët janë  dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Të lënduar lehtë janë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Skraparit.

Mësohet se në furgon udhëtonin rreth 25 nxënës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button