Presidenciale

Nishani në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Kundër IS deri në shkatërrimin e tij

nishani-okbPresidenti i vendit, Bujar Nishani ka mbajtur një fjalim në sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ftuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon.

Kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës, ndërsa vlerësoi bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Shqipëria mbështet  plotësisht procesin e dialogut dhe bën thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura.
Duke folur për çështjet e paqes dhe sigurisë në rajon, Nishani tha se Shqipëria mbështet kontributin e OKB në luftë ndaj terrorizimit të shtetit islamik që sipas tij përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin e gjithë botës.

“Një OKB edhe më e përshtatur, me një aftësi për t’iu përgjigjur menjëherë krizave natyrore apo të shkaktuara nga njerëzit si dhe për të përdorur në mënyrë efikase burimet financiare dhe njerëzore në dispozicion, është kyçe për arritjen e këtyre objektivave në një botë gjithnjë e më të përçarë e të uritur”, u shpreh Nishani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button