Home / Kronika / Dita e Verës, eventet artistike dhe kulturore pushtojnë Elbasanin

Dita e Verës, eventet artistike dhe kulturore pushtojnë Elbasanin

Qyteti i Elbasanit ka çelur veprimtaritë artistike dhe kulturore me rastin e Ditës së verës,një festë kjo mjaft popullore për këtë qytet.

Qytetarët e Elbasanit këto ditë në prag të ardhjes së verës po shijojnë hapjen e panairit të librit i cili vjen për të dytin vit pranë lexuesve .

Tradita pozitive e një viti më parë ka bërë që organizatorët të marrin masa, ndërsa shtëpitë botuese janë vetë ofruar me kohë për të qenë pjesë e panairit. Numërohen 44 shtëpi botuese më të mira , të cilat janë bërë pjesë e stendës së panairit, ndërsa shumë prej tyre janë paraqitur me tituj enkas me këtë rast.

Interesi i publikut për këtë panair është mjaft i madh pasi kanë qenë të shumtë qytetarët që e kanë vizituar. Ky panair do të qëndroj i hapur deri më 14 mars që përkon dhe me festimet e Ditës së verës, aktivitet ky që i shkon mjaft mirë qytetit të dijes dhe kulturës siç është Elbasani.

Një aktivitet tjetër i cili tregon dhe një herë kulturën dhe traditë tonë, Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore shoqëroi publikun elbasanas për dy netë me radhë.

Festivali i cili u organizua me datë 9 dhe 10 mars në Teatrin Skampa të qytetit solli një atmosferë festive për publikun i cili shijoj këngët folklorike gjithashtu dhe kostumet popullore të gjithë trevave tona brenda dhe jashtë kufijve.

Risia e këtij edicioni i XV-të ishte dhe pjesëmarrja e grupeve nga diaspora, krahas artistëve të muzikës popullore qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Rreth, 200 artistë, nga 15 deri në 70 vjeç u ngjitën në skenën e teatrit Skampa,ku shpalosën traditat dhe pasurinë folklorike të zonave që përfaqësojnë.

Natën e dytë të festivalit që këtë vit shënoi dhe edicionin e 15-të, performoi edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: