Home / Kosova / SHBA sjell mesazh për ushtrinë: Askush s’mund të vë veto për sigurinë e Kosovës

SHBA sjell mesazh për ushtrinë: Askush s’mund të vë veto për sigurinë e Kosovës

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Ëess Mitchell, po qëndron sot në Prishtinë, gjersa takimin e parë e ka realizuar me Presidentin Hashim Thaci.

Mitchell ka thënë se gjatë bisedës që ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaci, theks të vecantë i ka vënë fushës së sigurisë në Kosovës dhe bashëkpunimin me SHBA’në.

Ndihmës sekretari amerikan ka thënë se janë diskutuar edhe ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave mendohet të bëhet transformimi i Forcave të Siurisë së Kosovës në ushtri.

“Folëm për ndryshimet kushtetuese dhe e theksova para presidentit se askush nuk ka të drejtë të vë veto mbi sigurinë e Kosovës”, ka thënë Mitchell

Ai po ashtu ka mohuar raportimet e mediave serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilën  do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuciq.

Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron ne Prishtinë për një plan të përbashkët të së ardhmes së Kosovës dhe Serbisë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.