Home / Kronika / Naço: KLD ka bërë shkelje flagrante me emërimet e gjyqtarëve, reforma gjithëpërfshirëse

Naço: KLD ka bërë shkelje flagrante me emërimet e gjyqtarëve, reforma gjithëpërfshirëse

nasip-naco--320x241Ministri i drejtësisë Nasip Naço i është rikthyer akuzave ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili sipas tij ka bërë shkelje flagrante që e bëjnë të domosdoshme reformën e thellë në këtë institucion dhe në krejt sistemin e drejtësisë.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, theksoi se situatën problematike në KLD e kanë evidentuar edhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa shtoi se shkeljet kanë qenë të shumta.

“Situata është vërtetë problematike dhe këtë fakt e kanë evidentuar edhe partnerët ndërkombëtarë. KLD ka bërë shkelje me emërimet e 21 kryetarëve të gjykatave. 16 magjistratë u emëruar në vende të largëta, ndërsa në Tiranë u emëruan njerëz të paaftë”, tha Naço

Mazhoranca ka ngritur një komision hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit, Lulzim Laçej.

Leave a Reply

%d bloggers like this: