Home / Kosova / “Demarkacioni, sigurohen numrat. Lista Serbe do votojë pro”

“Demarkacioni, sigurohen numrat. Lista Serbe do votojë pro”

Partnerët e koalicionit qeverisës thonë se i kanë siguruar numrat e nevojshëm për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tyre, Lista Serbe do të votojë pro, përderisa seanca do të mbahet sot ose nesër.

Marrëveshja e Demarkacionit pritet që këtë javë të marrë përfundimisht epilog. E nënshkruar para gati tre vjetësh (26 gusht 2015), Marrëveshja për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi pritet të dalë për votim sot ose nesër.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda koalicionit qeverisës, të cilat kanë thënë se Demarkacioni do të përmbyllet sigurt këtë javë.

“Demarkacioni do të përmbyllet. Qeveria dhe Parlamenti janë duke përshpejtuar me parapërgatitjet për seancën, që do të mbahet të martën ose të mërkurën”, ka thënë dje një burim i gazetës “Zëri”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para pak ditësh pati thënë që ka edhe deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” që do ta mbështesin Demarkacionin, mirëpo gazeta ka marrë vesh se Demarkacioni pritet të kalojë vetëm me votat e Listës Serbe, por jo edhe të atyre të LVV-së.

Nga ana tjetër, edhe nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se do ta thërrasin vazhdimin e seancës posa ta shohin se janë siguruar numrat e nevojshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: