Politika

Zgjedhjet lokale, Kryemadhi: LSI e vendosur në pozicionin opozitar

Kryetarja e LSi e pyetur për marrëdhëniet me dy liderët kryesorë, Edi Rama dhe Lulzim Basha, tha se marrëdhëniet personale janë shumë të mira. Me zotin Basha ka marrëdhënie bashkëpunimi përsa i përket frontit opozitar.

“E kam thënë dhe e them gjithmonë marrëdhëniet e mia qoftë me zotin Basha, dhe me zotin Rama, personalisht janë shumë të mira. Me zotin Basha aktualisht jemi në marrëdhënie bashkëpunimi përsa i përket frontit opozitar. Përsa i përket boshtit politik, po ua them dhe njëherë, në 27 vite tranzicion nuk jemi mësuar të shohim partitë e opozitës të jenë të hapura për zgjidhje dhe alternativë, jemi mësuar të shikojmë ‘po’ ose ‘jo’, ka ‘edhe mundet”, vijoi zonja Kryemadhi.

E pyetur për temën e ditës, atë të financimit rus të PD-së znj. Kryemadhi i quajti deklarata qesharake, teksa shtoi se marrëdhënia me SHBA-në për këdo duhet të kalojë përmes ambasadës amerikane.

“Unë jam kundër kompanive lobiste, mendoj që e gjithë klasa politike marrëdhënien e saj me SHBA duhet ta ketë përmes ambasadës, pasi janë ata prezantuesit e institucioneve të shtetit amerikan dhe janë të detyruar ti përgjigjen. Besoj nga eksperienca ime, besoj në bashkëpunimin e ambasadës, kjo ka të bëjë me zgjedhje indivduale të lidershipit të çdo partie sepse të jeni të bindur që vetë zoti Rama dhe qeveria po të kenë strukturat e investigimit dhe kontaktet do të shihni që janë me miliona euro apo dhe dollarë që paguhen për lobimin e zotit Rama në SHBA. Nuk mendoj që problemi është tek lobimi i partive politike. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e vendeve të punës, alterantivës”, tha më tej kryetarja e LSI-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button