Home / Politika / Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Lëmoshë për te blerë më lehtë zgjedhjet

Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Lëmoshë për te blerë më lehtë zgjedhjet

Monika Kryemadhi qortoi skemën e re të qeverisë për ndihmën ekonomike dhe tha se qëllimi i kësaj skeme është që të ruajë shqiptarët të varfër.
“Sepse sa më të varfër të jenë shqiptarët, aq më lehtë blihen në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ajo në seancën plenare të kësaj të enjte.

Kryemadhi thotë se Shqipëria është vendi i problemeve që nuk mbarojnë dhe zgjidhen kurrë. “Mirëkuptoj qytetarët kur flasin me neveri për politikanët”, thotë kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi paralajmëroi se në vend po vendoset ajo që e quajti diktaturë e arrogancës.

“Diktatura e arrogancës së kryeministrit po instalohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri i babëzitur nuk kupton se suksesi i një qeverie nuk matet se sa shumë fiton një grusht njerëzish, por se sa qytetarë dalin nga gracka e varfërisë”, shtoi ajo.

Sipas Kryemadhit, zgjidhja për mijëra familje në nevojë është plani i propozuar nga LSI.

“Ne kemi propozuar një plan konkret për varfërinë, që nuk jep lëmoshë, por ndihmë dinjitoze ekonomike. Kemi një propozim krejtësisht ndryshe nga skema aktuale e parazitizmit dhe lëmoshës dhe të japim 2 për qind të GDP-së për shtresat në nevojë”, tha ajo ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.