Home / Bota / Britania: Kemi prova të forta se Rusia qëndron pas sulmit mbi ish-spiunin

Britania: Kemi prova të forta se Rusia qëndron pas sulmit mbi ish-spiunin

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se provat tregojnë se Rusia qëndron pas sulmit me agjent nervor në Salisbury.

Duke folur për BBC, Johnson tha se një mostër e agjentit nervor i përdorur mbi ish spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia të cilët janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme, do t’i paraqitet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për provim.

Vërejtjet e Johnson-it erdhën një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë të përshkruar nga kryeministrja Theresa May si “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në këtë incident, por u zotua se do të hakmerret për vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve.

Johnson tha se sulmi ishte një “masë e brutalitetit dhe pakujdesisë ruse” pasi synonte të dëmtonte jo vetëm Skripal-in, por edhe të gjithë në afërsi. Ai shtoi se “tronditi dhe tmerroi jo vetëm këtë vend, por poashtu edhe disa nga partnerët e tyre në mbarë botën”.

Duke theksuar se ai ishte “inkurajuar” me mbështetje për Britaninë nga e gjithë bota, Johsnon tha se “ka shumë pak dyshim në mendjet e njerëzve se ky është një nënshkrim nga shteti rus në përdorimin e qëllimshëm të agjentit nervor Novichok të prodhuar nga Rusia për të ndëshkuar një defekt rus, siç do ta shihnin ata në kohën e zgjedhjeve të Vladimir Putinit”, të planifikuara për të dielën.

“Ka një zhgënjim global në atë që ka ndodhur”, tha Johnson.

Ai poashtu tha se agjenti nervor Novichok u prodhua vetëm nga Rusia gjatë Luftës së Ftohtë, duke shtuar se “Kam frikë se dëshmia është më e madhe se është Rusia”.

– Rusia zotohet për hakmarrje

Sergei Skripal dhe vajza e tij u gjetën pa vetëdije në një stol publik më 4 mars pasi kishin vizituar një restorant dhe një pijetore. Më shumë se 20 persona, përfshirë një oficer policie u dërguan në spital.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse akuzoi Britaninë se nuk është duke bashkëpunuar në këtë rast tha se hakmarrja për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dëbuar diplomatët e tyre do të vijë së shpejti.

Kryeministrja britanike, Theresa May, të mërkurën paralajmëroi një sërë masash, përfshirë dëbimin e diplomatëve rusë, bojkotimin e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” nga ana e familjes mbretërore dhe ministrave të qeverisë, si dhe heqjen e një ftese për ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Ajo tha se për sulmin Rusia ishte “fajtore”.

Rusia humbi një afat nga Londra, që iu dha deri të martën në mesnatë për të shpjeguar se si agjenti nervor Novichok ishte përdorur në sulm.

“Mirëpo, përgjigjja e tyre ka treguar mospërfillje të plotë për seriozitetin e këtyre ngjarjeve. Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim të besueshëm që mund të sugjeronte se ata humbën kontrollin e agjentit të tyre nervor”, tha May.

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko në vitin 2006, pasi u helmua me një substancë radioaktive në një hotel qendror në Londër. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte në vuajtje të dënimit me 13 vite burg për rrjedhje të informacioneve ndaj inteligjencës britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.