Home / Kronika / Operacioni i përbashkët antidroge Shqipëri-Itali me 43 të arrestuar

Operacioni i përbashkët antidroge Shqipëri-Itali me 43 të arrestuar

Një Konferencë e përbashkët mes Prokurorisë Shqiptare dhe asaj Italiane u zhvillua sot lidhur me shkatërrimin e dy grupeve kriminale, ku gjatë këtij operacioni u arrestuan 43 persona, mes tyre 21 shqiptarë.

Gjate operacionit u sekuestruan 2. 5 ton kanabis ndërsa Prokurori i Krimeve të Rënda,  Besim Hajdarmataj tha se Mariglen Shusha, Donjal Drolli, Hamit Seferi, Malton LLeshi u arrestuan më 14 mars. Ata akuzohen si pjesëtarë të një grupi që merrej me trafikun e drogës që vepronte mes Shqipërisë e Italisë.

“Nga bashkërendimi i të dhënave dhe provave të përcjella në kohë reale nga autoritetet italiane si dhe nga puna e oficerëve gjyqësorë pranë Prokurorisë së krimeve të rëndë,  oficeret e Dias Bari-Itali si dhe strukturave të Policisë së Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre dhe urdhrat e arrestit ndërkombëtarë të përcjella në rrugën formale nga autoritetet italiane konkretisht të prokurorisë së Barit, u bë arrestimi  tyre, në datë 14 mars 2018”, tha prokurori Hajdarmataj.

Gjithashtu, ai vuri në dukje operacioni dëshmoi edhe njëherë vullnetin e instancave shqiptare për të luftuar krimin.

“Ky operacion shënon finalizimin mjaft të suksesshëm dhe të frytshëm mes autoriteteve tona të drejtësisë, duke dëshmuar edhe njëherë vullnetin tonë kundër trafikut të narko-trafikantëve. Gjithashtu, duhet të theksoi se është hera e parë që në një operacion të përbashkët asistojnë edhe oficerë të DIA-s, të cilët treguan frymën e tyre të bashkëpunimit me policinë”

Sakaq, Hajdarmataj bëri me dije se hetimet të tjera të përbashkëta janë në hetim ndërsa siguroi se do të këtë rezultatet në luftën ndaj drogës. Ai tha se bashkëpunimi shtrihet edhe në krijimin e skuadrave të përbashkëta anti-mafie.

“Po kryhen hetime paralele, si në Itali dhe në Shqipëri për trafik të sasi të mëdha të lëndëve narkotike kryesisht të llojit kanabis-satina- të trafikuar në rrugë të ndryshme, nëpërmjet detit, ajrit në raste të rralla edhe në pikat e kalimit kufitar”, deklaroi prokurori në konferencën e përbashkët.

Për rastin e kapjes së 613 kg kokainë në Durrës, Hajdarmataj tha se të gjithë strukturat shtetërore përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera që japin ndihmesë në këtë çështje.

“Ky është një rast që është vlerësuar, po bashkëpunojmë dhe me homologët në vendet ku është tranzituar kontenieri. Hetimet janë intensive kemi përfshirë në hetime oficerët më të mirë që ka prokuroria e policia. Po bëjmë detyrën, në momentin kur të kemi diçka do dalim para media”.

Nga ana e tij, Prokurori Italian, Ettore Cardinali  deklaroi se “Jam këtu për të dëshmuar raporte të mira të besimit që janë vendosur me Prokurorinë për krimet e rënda nga 2017, që bëhet fjalë për skuadrën investigative të përbashkët midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Bashkëpunimi do të vijojë dhe hetimet do të jenë në një nivel hetimesh më të lartë e më të frytshëm. Filozofia është që nëse këto forca që  përkasin këtij krimi janë të forta për ti kryer këtë gjëra, edhe bashkëpunimi ynë për t’i luftuar ata do të jetë i fortë, pra kundër kriminalitetit”, theksoi Cardinali.

Gjithashtu, ai përmendi raportet e mira me autoritetet shqiptare për të cilat tha se puna e përbashkët po vijon edhe për hetime të tjera.

Pjesë e skuadrës së hetimit të përbashkët ishin dhe oficerë të DIA. Mes të arrestuarve është dhe Dino Abazi, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: