PolitikaSporti

Rama: Ligj të ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të arena sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, aktivitet i organizuar nga Akademia Goga Basket.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se nuk e priste këtë surprizë dhe infrastrukturën dinjitoze të pallatit të ri të sportit, duke theksuar se do ti hapet rruga një ligji për sponsorizimet në sport dhe kulturë.

“Nuk e mendoja që do gjeja një infrastrukturë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t’u shtuar në të gjithë vendin. Shpresoj që zv/ministri i sportit të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit t’i hapim rrugë një ligji për sponsorizimet në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin. Duke parë angazhimin e madh të figurave të njohura të sportit në komunitetin e basketbollit, kjo është një mundësi e madhe për financim, por dhe të tërheqim më shumë fëmijë në këtë sport, siç është basketbolli”, tha Rama.

Më tej, Rama shtoi se do ti jepte një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Igli Goga, që ka nderuar një legjendë të basketbollit Shqiptarë. Dhimitraq Goga, ka qenë plejada e parë pas luftës e që e ka ngritur basketbollin në nivele ndërkombëtare.

Akademia Goga Basket ka ndërtuar një kompleks sportiv modern ku zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive.

Igli Goga, ideatori i Goga Basket  tha në fjalën e tij se, “nuk është e thjeshtë të merresh me sport por fal mbështetjes së miqve arrita të bëjmë këtë. Pallati i Sportit në Durrës ishte i vogël për ne dhe në arritëm të bëjmë këtë pallat sporti”, tha ai.

Ndërsa, Viron Beshani, president i Komiteti Olimpik tha se kjo është e jashtëzakonshme. “Ne kemi ngritur zërin tonë për të bërë më shumë për sportin, por ka 28 vite që nuk është bërë shumë, por kohët e fundit gjëra po ndryshojnë, po investohet në sport”, tha ai.

Presidenti i FSHB, Avni Ponari tha se për federatën është ditë me emocione sepse, Igli Goga diti të tregojë se biznesi di të bëjë një pallat sporti modern. “FSHB i jep medaljen dhe  mirënjohjen”.

Dje në Durrës u inaugurua arena sportive “Dhimitraq Goga” , i cili do të ketë një kapacitet prej 700 spektatorësh me qëllim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button