Kronika

“Blindohet” gjykata e Lezhës, sot seanca për kryebashkiakun Frrokaj

 

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë kanë dalë pata gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit për shkak se akuzohen për abuzim me pronat në bregdetin e Shëngjinit.

Forcat të shumta policie blinduan gjykatën e qytetit të Lezhës.

Ndërkohë mbështetës së kryebashkiakut Frrokaj që prej ditës së djeshme bllokuan hyrjen e gjykatës dhe komisariatit duke kërkuar lirimin e tij.

Frrokaj dhe 11 zyrtarët e arrestuar, akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Të arrestuar

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i  Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok  Ndoka,  52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes  së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në  Lezhë, përfitues tokë në mënyrë  të  paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button