Kosova

Pse Kosova nuk e hap pikën doganore në Durrës

Qeveria e Kosovës është duke hezituar që ta hap një zyre doganore në Portin e Durrësit, pasi sipas tyre implikimet buxhetore që ka ky projekt.

Kjo zyre ishte e paraparë që të fillonte punën në dhjetor të vitit të kaluar, por një gjë e till nuk ka ndodhur.

Përmes kësaj zyre doganore të gjitha mallrat që kanë destinacion Kosovën do t’i kryenin procedurat doganore në Portin e Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa në Qeverinë e Shqipërisë kanë thënë se e kanë kryer pjesën e tyre dhe në momentin që Qeveria e Kosovës vendos për ta hapur zyrën, ajo brenda një jave do të hapet.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë për gazetën se janë të përkushtuar që këtë proces ta rrumbullakojnë në kohë optimale, por nuk kanë dhënë detaje më shumë rreth tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button