Kronika

Grabitja e tokave; “Arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Lezhës dhe për 11 zyrtarët e tjerë

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për 11 zyrtarët e tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre.

Seanca për masën e sigurisë është paraprirë nga protesta e mbështetësve të kryetarit të cilët prej disa ditësh protestojnë para bashkisë.

Por ndërsa mbështetësit e tij e konsiderojnë arrestimin e kreut të bashkisë si një aksion politik, nga ana e saj prokurori i çështjes Erjon Shehaj këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri, përmes të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra katrore tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe mali i Shëngjinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button