Sporti

“Përjashtimi” i Agollit, Panucci: Kapiten ai që ka më shumë ndeshje

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci bëri publike këtë të hënë listën me lojtarët që do të grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”, ku binte në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli.
Në konferencën për shtyp të së hënës, Panucci ka sqaruar se ky “përjashtim” ka ardhur për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Por mosgrumbullimi i Agollit ka ngritur edhe pyetjen se kush do mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjet e radhës.

E në lidhje me emrin e ri që do të jetë edhe kapiteni i kombëtares, Panucci ka theksuar se nuk ka preferenca dhe shiriti do t’i takojë atij lojtari që do të jetë pjesë e formacionit, e që ka edhe më shumë ndeshje me kombëtaren.

“Mbetet për t’u parë kush do të zbresë në fushë, për të parë edhe kush do të mbajë shiritin e kapitenit”, tha Panucci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button