Kronika

Rovena Gashi, në listën e kandidatëve për dy vendet bosh në Kushtetuese

Kjo deklaratë e Gashit, në mbledhjen me dyer të mbyllura, vjen pasi ajo garon ndërkohë për në Gjykatën Kushtetuese për të dyja vendet vakante, përfshi edhe vakancën e krijuar nga dorëheqja e gjyqtarit kushtetues Besnik Imeraj.

Tërheqja nga KED-ja e Gashit do të jetë vetëm gjatë vlerësimit të kandidaturave, një ndër të cilat është edhe ajo vet.

Prokurorja Rovena Gashi nuk është emër i panjohur edhe për skenën politike. Rreth saj pati shumë debat, kur me firmën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokurorja u propozua si kandidatja e vetme nga Prokuroria për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Emri i saj është çuar dy herë nga Prokuroria. Letra me një emër u kritikua edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por më pas, Gashi u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gashi drejtoi edhe Sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas largimit të Adriatik Llallës dhe ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së sektorit që mbulonte Marrëdhëniet me Jashtë.

Prokurorja u ankua në gjykatë për këtë urdhër, por Gjykata Administrative nuk i dha të drejtë. Prokurorja Rovena Gashi pret tani që të marrë vlerësimin me pikë nga kolegët e saj të KED-së. Lista me emrat e kandidatëve do të kthehen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që do të vendosë se cilët prej tyre do të jenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button