Rajoni

Serbët i premtojnë besnikëri Putinit; heshtin Shqipëria, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria

“Ne do të vazhdojmë më tej në forcimin e marrëdhënieve tona në të mirë të të dy popujve”, citohet ai nga agjencia e lajmeve Srna.

Në Serbi, shefi i Kremlinit u urua nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Serbia është një mik i ndershëm dhe partner i besueshëm për Rusinë. Mund të mbështeteni tek kontributi dhe vendosmëria jonë për të thellua bashkëpunimin dhe të realizojmë të gjitha projektet e përbashkëta”, ishte deklarata e Vuçiç.

Në Mal të Zi Putini u urua nga opozita pro-ruse.

“Rezultati mbresëlënës tregon vullnetin e lirë të popullit rus dhe nëse malazezët do të ishin pjesë e këtyre zgjedhjeve, ky rezultat do të ishte akoma më i thellë”, u shpreh i entuziazmuar Milan Knezeviç, kryetar i Partisë Demokratike Popullore të Malit të Zi.

Edhe Presidenti moldav e uroi kreun e Kremlinit.

“Nën drejtimin e Vladimir Putinit, Rusia është shndërruar në një simbol të shpresës për të gjithë njerëzit që mbrojnë stabilitetin dhe paqen në rajon dhe botë”, deklaroi Presidenti Igor Dodon.

I zhveshur nga entuziazmi ishte urimi i Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

“Janë kushtet dhe perspektivat për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kroacisë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar bllokut perëndimor duke heshtur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button