Home / Rajoni / Kroaci, Canopy, projekti më i ri nga Hilton në Zagreb

Kroaci, Canopy, projekti më i ri nga Hilton në Zagreb

Hilton (NYSE HLT) dhe Zagreb City Hotels njoftuan javën e kaluar planet e zhvillimit të projektit Canopy nga Hilton në Zagreb. Projekti, nën markën e mirënjohur të hotelerisë Hiltol, është planifikuar se do të hapet në fund të këtij viti.

I vendosur në qendër të Zagrebit, shumë pranë stacionit kryesor hekurudhor të qytetit, hoteli pritet të mirëpresë mysafirët e parë në fund të vitit 2018 dhe do të jetë i dyti i llojit Canopy për Europën, pas atij të ndërtuar në Reikjavik të Islandës.

“Zagrebi është një qytet i lulëzuar dhe me një përshtatje perfekte për Canopy by Hilton”, deklaroi Gary Steffen, kreu global, i Canopy by Hilton.
“Ne jemi shumë të kënaqur që po luajmë një rol të rëndësishëm në fazën e ardhshme të evolucionit të rajonit, duke u dhënë turistëve një mundësi unike për të shijuar ushqimin dhe pijet vendase dhe eksplorimin e kryeqytetit kroat”, tha ai më tej.

Qendra e Zagrebit është duke kaluar nëpër një periudhë ndryshimi, duke përfituar si nga investime të konsiderueshme brenda vendit, ashtu edhe nga një program i rëndësishëm i rinovimit urban. Qendra tregtare, Branimir Centar, aktualisht është duke u përmirësuar dhe duke u zhvilluar më tej nga Supernova, një nga zhvilluesit kryesorë të shitjes me pakicë në Europë dhe do të shndërrohet në destinacionin kryesor për argëtim dhe shitje me pakicë të Zagrebit.

Patrick Fitzgibbon, zëvendëspresident i EMEA, Hilton tha se “Kroacia është një prej vendeve me numër të madh turistësh si pasojë e plazheve të bukura, parqeve kombëtare, qyteteve historike dhe të një skene kulturore tejet të gjallë. Viti 2017 ka shënuar edhe shifra rekord në industrinë e turizmit, me më shumë se 20 milionë turistë ndërkombëtarë, si dhe pritet që ky fluks turistësh të vazhdojë edhe këtë vit dhe në vitet e ardhshme.

Ne jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me Zagreb City Hotels për nisjen e projektit Canopy by Hilton në Zagreb, tha më tej z. Fitzgibbon.
Josipa Jutt, Drejtor i Përgjithshëm i Hoteleve në Qytetin e Zagrebitm tha se ishte krenar që në fund të këtij viti do të përfundojë ky projekt, i cili është prezantuar për herë të parë në 2014-n. Ai tha se projekti Canopy by Hiton, ishte shumë i rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë dhe vlerën që ka brandi i hoteleve Hilton në botë.

Gjatë kohës së qëndrimit të tyre, turistët mund të shijojnë ushqimet tradicionale vendase dhe pijet artizanale. Teksa aktiviteti industrial i qytetit thuajse u zhduk në mes të shekullit të 20, Zagrebi u zëvendësua me një numër të madh ndërtesash gjigante banimi sipas arkitekturës moderne. Edhe mobiliet që do të vendosen brenda Canoy by Hilton do t’u sjellin ndër mend të gjithë turistëve dhe vizitorëve këtë ndikim të mesit të shekullit 20-të, me anë të hapësirave publike dhe një stili tejet elegant.

Muret e hotelit do të pikturohen me art të stilit urban, duke i bërë jehonë artit të grafiteve të rrugës. Fabrika e famshme artizanale e çokollatës që ndodhet aty pranë është një nga tërheqjet më të mëdha për vizitorët, të cilët mund të marrin pjesë edhe në Festivalin e Përvitshëm të Çokollatës dhe Kafesë që zhvillohet në Zagreb, njëkohësisht edhe një prej festivale më të rëndësishëm të këtij qyteti.
Edhe tregu i famshëm Advent i Zagrebit është cilësuar si tregu i Krishtlindjeve me xhiron më të lartë të fitimeve, për të dytin vit radhazi.
Canopy by Hilton do të jetë projekti i tretë në Zagreb pas atij DoubleTree po në Zagreb dhe Hilton Imperial në Dubrovnik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: