Home / Kronika / Lezhë, arrest me burg 2 gardianëve, ‘lejuan’ të burgosurin të godiste një prokuror

Lezhë, arrest me burg 2 gardianëve, ‘lejuan’ të burgosurin të godiste një prokuror

mariglen-pergjini-320x184Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 gardianë të burgut të Shën Kollit pasi nuk kanë marrë masat për mbrojtjen e një prokurori i cili është dhunuar në ambientet  e burgut nga një i dënuar.

Ka qenë prokurori Ervin Beqiri ai që ka bërë kallëzimin ndaj gardianëve të këtij burgu pasi kur ka shkuar në ambientet e këtij burgu me qëllim që të takonte një të dënuar tjetër, në ambientet e ajrimit është ndeshur me të dënuarin për vrasje Mariglen Përgjini i cili me pretendimin se prokurori i kishte dhënë një dënim shumë të i rëndë, e ka goditur me grusht në sy të gardianëve të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Mariglen Përgjini akuzohet për një vrasje dhe plagosje të ndodhura në vitin  2013, ngjarje për të cilën është vetëdorëzuar duke mos e pranuar asnjëherë autorësinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: