Home / Kosova / Kryeprokurori Beka: Secili deputet që gjuan gaz në Kuvend do të arrestohet

Kryeprokurori Beka: Secili deputet që gjuan gaz në Kuvend do të arrestohet

Prokuroria e Shtetit ka nisur procedurat ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët hodhën gaz lotsjellës në seancë për dy herë radhazi gjatë ditës së sotme. Beka thotë që secili prej deputetëve që gjuan gaz do të arrestohet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka, ka konfirmuar për Gazetën Express se Policia ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz dhe se hetimet po vazhdojnë.

Beka thotë se secili që gjuan gaz që nga ky moment do të arrestohet.

“Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që secili që gjuan gaz apo me ndonjë mjet tjetër në Kuvend që të arrestohet”, ka thënë Beka për Express.

Kujtojmë se deputetët Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu, janë deputetët që u përjashtuan nga salla ku do të mbahet seanca.
Janë deputetët e VV-së që kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit dhe kanë vjellur kartat votuese e deputetëve. Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.