Home / Kronika / Dosja “Lazarati 2”, dy burgime përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s

Dosja “Lazarati 2”, dy burgime përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s

Gjykata për Krimet e Rënda ka dalë me vendimet për të akuzuarit si anëtarë të “grupi të zjarrit”, që gjatë operacionit policor të 2014 në Lazarat qëlluan në drejtim të forcave policore.
Gjatë këtyre të shtënave ndërroi jetë efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.

Kjo njihej si dosja “Lazarati 2”. Gjykata dha dy dënime maksimale, përkatësisht për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin, që u dënuan me burg përjetë.

Ndërkohë, Elvis Boçi u dënua me 35 vite burg, 20 vite burg u dënua Alban Aliko, Elson Kasma me 18, Xhulio Malo, 10 vite, Klodian Selimi me 13 vite, Dervish Gaba, Luan Hija dhe Iljaz Xhaferri u dënuan me nga 15 vite, ndërsa Oltion Proko u dënua me 9 vite burg.

Dosja për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha u gjykua e ndarë nga dosja tjetër, që me akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Kjo njihej si dosja “Lazarati 1” dhe në fillim të shkurtit për pesë të akuzuarit, mes të cilëve edhe Arbjon Aliko, gjykata dha 52 vite burg.

Dënimet për “Lazarati 1”

Gurgaz Skënderi 11 vite burg

Arbjon Aliko 13 vite burg

Alfrd Proko 10 vite burg

Beqo Brahimi 8 vite burg

Enrik Skenderi 10 vite burg

Leave a Reply

%d bloggers like this: