Home / Ekonomia / Ahmetaj refuzon FMN: Nga koncesionet e pakërkuara heqim dorë në 2021

Ahmetaj refuzon FMN: Nga koncesionet e pakërkuara heqim dorë në 2021

Një ditë pasi FMN i kërkoi qeverisë shqiptare eleminimin e praktikës aktuale të dhënies së koncesioneve me propozime të pakërkuara, ka reaguar Qeveria.
Ministri e Financave, Arben Ahmetaj thotë se po përgatitet një ligj që do të ndërpresë dhënien e koncesioneve të pakërkuara duke filluar nga 2021, vit që përkon me mbylljen e mandatit të kësaj qeverie.

“Kemi rënë dakort dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kemi rëndë dakort që duke filluar nga janari i vitit 2021, mos të ketë më oferta të pakërkuara”, thotë Ahmetaj.

Ministri financave tha po ashtu se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH ka për qëllim monitorimin e transaksioneve.

“Logjika e lidhjes me biznesin e vogël, pra deri në 2 milionë është mbyllja dhe skanimi i plotë i transaksionit”, deklaron ministri.

Edhe për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër, pasi gjykon se tatimet nuk i kanë kapacitetet administruese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: