Ekonomia

Qeveria zbardh vendimin për rishpërndarjen e fondeve në zonat e përmbytura

Qeveria ka zbardhur vendimin e rishpërndarjes së fondeve në buxhetin e vitit 2018, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura.

Në vendimin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, më 21 mars thuhet se, në
mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave ka vendosur në buxhetin e miratuar për vitin 2018, rishpërndarjen e fondeve si më poshtë:

– Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.

– Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

– Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button