Home / Sporti / Shqipëria humbet miqësoren ndaj Norvegjisë 0-1

Shqipëria humbet miqësoren ndaj Norvegjisë 0-1

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, është mundur në “Elbasan Arena” nga kombëtarja norvegjeze me rezultatin minimal 0 me 1.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar e cila u mbyllë në baraspeshë dhe me rrjeta të paprekura, goli i vetëm i takimit u realizua në pjesën e dytë nga mbrojtësi Sigurt Roster në minutën e 70, në momentin kur djemtë e Panuccit ishin duke sulmuar dhe po luanin mjaft mirë.
23 vjeçari realizoj pas një vendosje jo shumë të mirë të mbrojtjes kuqezi, duke shtyrë me kokë drejt rrjetës një kros të ardhur nga këndi.
Goli i Rosted, zgjoi të besuarit e Christian Panucci që tentuan të gjenin rrugën e rrjetës por në një aksion të gjatë të kuqezijve, Ajeti dhe Xhaka nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës. Përfundimisht 1-0 dhe Shqipëria e nis me këmbën e gabuar vitin 2018-të.

Gjatë 90 minutëshit, Panucci aktivizoi dhe lojtarë të cilët kishin dhe debutimin e parë me fanellën kuq e zi, si Keidi Bare dhe Bujar Lika.

Miqësorja ndaj Norvegjisë është do ti shërbejë trajnerit Panucci për të parë gjendjen e lojtarëve si dhe duke eksperimentuar në formacion me lojtarët e rinj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: