Politika

PD-LSI bashkojnë deputetët, mbledhje e përbashkët për aksionin opozitar

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bënë një demonstrim publik këtë fillimjavë duke shkuar në kryesinë e Kuvendit në të njëjtën sallë, ku vetëm pak orë më parë ishte mbledhur grupi i socialistëve të kryeministrit Rama.
Në një kohë që po flitej për një ftohje mes dy aleatëve kryesorë, Basha dhe Kryemadhi deklaruan se bashkëpunimi PD-LSI vazhdon dhe do të jetë i përditshëm kundër qeverisë.

“Bëjmë detyrën tonë jo vetëm me planin e denoncimit, por edhe me një plan konkret veprimi, në luftën kundër krimit të organizuar për kapjen dhe vënien para drejtësisë së peshqve të mëdhenj, për zbatimin e reformës në drejtësi”, u shpreh Lulzim Basha.

“Nuk ka më ndalim, deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, të gjeneratorit që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”, tha Monika Kryemadhi.

Kjo është mbledhja e dytë e parlamentarëve të opozitës. E para u bë në selinë e Partisë Demokratike menjëherë pas seancës së 18 dhjetorit kur socialistët zgjodhën prokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Ky është një bashkëpunim dhe jo koalicion, ndërkohë që secila forcë po merret me radhët e veta. LSI po përballët me rrjedhje në këshillat vendor, ndërsa Partia Demokratike hyn në zgjedhje të brendshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button