Home / roze / Fotoja e albumit të ri të U2

Fotoja e albumit të ri të U2

U2-bandNjë përqafim mes një babai dhe të birit, një foto që tregon bateristin Larry Mullen Jr. bashkë me të birin 18-vjeçar Aaron Presley.

Është kjo kopertina e albumit të ri “Songs of Innocence” të grupit U2, që do të dalë më 13 tetor. Fotoja, e realizuar nga Glen Luchford, është publikuar në faqen zyrtare të internetit të bandës muzikore dhe sipas vokalistit Bono, reflekton këngët e reja dhe frymëzimin e tyre në vitet e para të karrierës, kur ishin ende adoleshentë në Dublin.

Fotoja, me Larryn që mbron të birin, mban diçiturën “Boy”, që është dhe albumi ikonë i debutimit të bandës në vitin 1979, si dhe “War”, albumi i katër viteve më vonë. Në të dyja fotot e albumeve ishte fytyra e një fëmijë, Peter Rowen, vëllai i vogël i Guggi, mik i fëmijërisë i Bono.

Leave a Reply

%d bloggers like this: