Home / Kronika / Vuçiq: Nuk deshëm t’i përdorim armët, por nuk i lejuam ta marrin Veriun

Vuçiq: Nuk deshëm t’i përdorim armët, por nuk i lejuam ta marrin Veriun

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka dramataziuar situatën që ndodhi në Mitrovicë duke thënë se nuk do të lejojë që serbëve t’u përsëriten situata si në të kaluarën.Ai ka përmendur operacionet “Oluja dhe “Bljesak” duke thënë se nuk do t’i lejojë ato, edhe pse nuk është “karizmatik si Millosheviqi”. Vuçiq duke folur për arrestimin e Gjuriq ka thënë se serbët kanë pasur armë por s’kanë dashur t’i përdorin.

I pyetur nëse se a ka qenë i gatshëm për dërgimin e ushtrisë në Kosovë, Vuçiq ka thënë se e ka këtë të drejtë me Kushtetutën e Serbisë.

Por, ai ka thënë se në Veri nuk mund të dërgohen “forca me armë të gjata pa e lejuar banorët lokalë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe aktet që i kemi nënshkruar me NATO’n”.

“Nëse kjo ndodhë atëhërë ne do të shohim se cfarë do të bëjmë për të mbrojtur popullin tonë” ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se falë përgjegjësisë së serbëve është ruajtur paqja në dhe stabiliteti në Veri.

“ Serbët u kundërvuan duarthatë, jo pse atje nuk kanë armë, por pse nuk deshën t’i përdorin. E ruajtëm paqen dhe nuk i lejuam ta marrin Veriun e Kosovës” ka thënë ai.

“Unë nuk jam lider karizmatik si Millosheviqi, nuk jam fin, sharmant dhe i mirë si Tadici dhe Koshtunica por në kohën time nuk do të ketë operacione si “Oluja” e “Bljesak”, e as disfata serbe kjo është ajo cfarë i kam premtuar popullit dhe kështu do të jetë “ ka shtuar Vuçiq

One comment

  1. Hajt more buzbyth se ske ti bole ta cosh ushtrine ne Kosove se e din mire se cte gjene pastaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: