Home / Bota / Luksemburgu tërheq ambasadorin nga Rusia

Luksemburgu tërheq ambasadorin nga Rusia

Vetëm 8 vende anëtare të BE-së nuk kanë marrë sanksione diplomatike ndaj Rusisë, dhe këto janë Austria, Bullgaria, Qipro, Greqia, Malta, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Autoritetet e Luksemburgut tërhoqën ambasadorin e tyre në Moskë në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe, e cila e ngarkon Moskën zyrtare për helmimin e fundit të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në jug të Anglisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Luksemburgut deklaroi se qeveria kishte vendosur të bashkohet me fushatën e sinkronizuar diplomatike kundër Rusisë.

Ish-agjenti rus 66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Julia u gjetën pa ndjenja në Salsburyju të Anglisë dhe u dërguan në spital. Britania akuzon Rusinë për helmimin e Skripal, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e mohoi kategorikisht.

Londra zyrtare pretendon se sulmi është kryer duke përdorur helmin nervor Novichok të cilin forcat ruse e kanë përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas skandalit dëbuan në total 60 diplomatë rusë dhe urdhëruan mbylljen e konsullatës ruse në Seattle. Australia gjithashtu dëboi dy diplomatë rusë.

Në total 19 shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) morën vendim për të dëbuar diplomatët rusë duke u solidarizuar me Britaninë. Belgjika, Moldavia dhe Irlanda janë shtetet e fundit që ndërmorën hapa të tilla.

Poashtu edhe NATO dje anuloi akreditimin e 7 diplomatëve rusë dhe refuzoi kërkesën për akreditimin e tre përfaqësuesve të ri të Moskës.

Gjithsej 27 vende në botë deri më tani kanë dëbuar gjithsej 144 diplomatë rusë.

Vetëm 8 vende anëtare të BE-së nuk kanë marrë sanksione diplomatike ndaj Rusisë, dhe këto janë Austria, Bullgaria, Qipro, Greqia, Malta, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dje deklaroi se ky rast i koordinuar tregon se ekziston një numër shumë i vogël i shteteve të pavarura në Evropën moderne dhe në botë dhe porositi se Rusia me siguri do të përgjigjet në mënyrë adekuate.

“Shumë vende kërkojnë largimin e një ose dy diplomatëve tanë kurse me pëshpëritje kërkojnë falje. Jemi të vetëdijshëm se kjo është rezultat i presionit kolosal dhe shantazhit që janë bërë arma kryesore e Washingtonit në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Lavrov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: