Home / Arte / Juria e çmimit “Kadare” mban takimin e parë: Interesim i madh i autorëve

Juria e çmimit “Kadare” mban takimin e parë: Interesim i madh i autorëve

Çmimi letrat “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Harta e konkurruesve për këtë çmim është zgjeruar nga viti në vit, ku krahas autorëve nga Kosova dhe Maqedonia marrin pjesë dhe autorë shqiptarë që jetojë në vende të ndryshme të botës. Këtë vit autorët do të gjykohen nga një juri e përbërë nga :Genciana Abazi, Eni Vasili, Ledia Dushi, Agim Baci dhe Kim Mehmeti i cili është dhe kryetar i jurisë së këtij edicioni.

Juria e çmimit “Kadare” ,një prej ngjarjeve më të rëndësishme në letrat shqipe ka bërë takimin e parë zyrtar, pas ceremonisë së shpalljes publike të hapjes së edicionit të katërt të këtij konkursi. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës pesë anëtarët e jurisë janë mbledhur për të përcaktuar procedurën e vlerësimit të librave dhe për të ndërtuar një skemë mbi të cilën do të operojnë në vazhdim.

“Juria e çmimit Kadare, bëri takimin e parë i cili do të vijojë me një sërë takimesh të tjera, për të mbërritur në takimin që do ti paraprijë takimit final të majit, ku do të mund të bëjë publik dhe emrat e disa kandidatëve të mundshëm për këtë çmim, një prej të cilëve do të jetë fituesi i edicionit të katërt të kësaj ngjarjeje të madhe letrare. Gjatë diskutimeve u arrit të përcaktohet linja e vlerësimit që anëtarët e jurisë do të ndjekin, komunikimi që do mbajnë më njëri tjetrin në mënyrë që të arrijnë në një vlerësim sa më të drejtë e transparent”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e këtij edicioni. Sipas saj edhe pse ka vetëm një muaj nga shpallja e këtij konkursi interesi i shkrimtarëve për të qenë pjesë e garës është i madh.

“Numri i dorëshkrimeve të mbërritura në adresën zyrtare të këtij çmimi deri tani është i madh, po kështu dhe interesi i autorëve për të qenë pjesëmarrës, të cilët vijojnë të interesohen mbi kriteret dhe afatet e konkurrimit, çka do të thotë se këtë vit pritet të këtë një numër më të madh dorëshkrimesh në konkurrim. Duke parë emrat e autorëve që kanë dorëzuar deri tani dorëshkrimet për konkurrim, më vjen mirë që krahas autorëve të rinj, janë dhe emra që tashmë janë konsoliduar si autorë në tregun e librit çka tregon se në vetëm katër vite jetë, ky çmim ka arritur të ndërtojë atë çfarë është e rëndësishme për një konkurs letrar, institucionin e besimit”, thotë Bardhyli. Dorëshkrimet e mbërritura deri tani kanë nisur të lexohen nga juria e cila gjatë takimit analizoi disa prej tyre.

Çmimi letrat “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Harta e konkurruesve për këtë çmim është zgjeruar nga viti në vit, ku krahas autorëve nga Kosova dhe Maqedonia marrin pjesë dhe autorë shqiptarë që jetojë në vende të ndryshme të botës. Këtë vit autorët do të gjykohen nga një juri e përbërë nga :Genciana Abazi, Eni Vasili, Ledia Dushi, Agim Baci dhe Kim Mehmeti i cili është dhe kryetar i jurisë së këtij edicioni.

Fituesi pritet të shpallet gjatë Ditëve Letrare të Razmës, ku organizohet dhe një konferencë shkencore mbi letërsinë, në fund të majit maj. Përgjatë dy ditëve Razma kthehet në hapësirën e letërsisë pasi festës së Çmimit Kadare i bashkohen emra të njohur të letrave shqipe. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro që akordohet nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Cela dhe Rudolf Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.