Home / roze / Kylie Minogue çmend Liverpulin

Kylie Minogue çmend Liverpulin

JS47169382Kylie Minogue nisi turin e saj “Kiss me once” në Liverpul, duke bërë për vete mijëra të pranishëm me performancën e saj provokuese.

Minogue debutoi në qytetin anglez më 24 shtator, ndërsa në ditët e ardhshme do të vijojë në qytete të tjera si Londra, Parisi, Berlini, për të arritur më pas në Australi.

Stilistët e famshëm Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana punuan ngushtë me mikeshën e tyre, e cila e hapi koncertin me një look tip “red lipstick”.

Kylie e hapi koncertin e veshur e tëra në të kuqe, me një fustan të shkurtër dhe çizme me të njëjtën ngjyrë, ndërsa më vonë gjatë performancës së saj përdori edhe veshje të tjera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: