Ekonomia

Zgjerohet gama dhe kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës

Ndryshimet në ligjin e ri “Për taksat vendore”, ka zgjeruar gamën dhe kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës, e cila nisë zbatimin në 1 prill 2018.

Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera tha për ATSH-në, se ligji i vjetër i kufizonte të përjashtuarit nga taksa e banesës në nivelin 30%, në varësi te vendimit bashkiak.

Ndërsa ndryshimet në ligjin e ri e zgjeruan spektrin e kategorive që përjashtohen nga taksa e banesës, duke filluar nga pensionistët e vetëm, familjet më ndihmë ekonomike, banesat që kanë marrë statusin e shtëpive muze dhe një sërë kategorish të tjera.

Në listën e përjashtimit, të përcaktuar në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të palegalizuar dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.

Të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës.

Qeveria ka përjashtuar nga taksa e pronës edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie. Kjo masë, sipas saj është marrë për të stimuluar sektorin e turizmit, tha Lera.

Sipas tij, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në koordinim me qeverisjen vendore do të përcaktojë që në fillim listën e personave që bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtuara nga taksa e banesës, me qëllim që mos faturohet apriori vendosja e taksës.

Taksa për banesën është një taksë lokale dhe do të përdoret nga bashkitë për investime publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button