Home / Kosova / Thaçi-Haradinaj i kundërpërgjigjen Serbisë: Tonet kërcënuese s’kanë efekt në Kosovë

Thaçi-Haradinaj i kundërpërgjigjen Serbisë: Tonet kërcënuese s’kanë efekt në Kosovë

Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kështu u tha gjatë takimit të djeshem  ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët kanë biseduar për çështje politike, zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe përshpejtimin e procesit për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: