Kosova

Qeveria e Kosovës bashkëpunon me Erdoganin: Arreston dhe nis deportimin e drejtorëve të shkollave turke

 

Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar nga Policia të enjten në mëngjes.

Gazeta Express ka mësuar se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulen, kundërshtarit të Presidentit Erdogan.

Arrestimet, në mëngjesin e sotëm, ndodhën në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Sipas Express se të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, derisa pritet vendim për dëbimin e tyre në Turqi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe kanë bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit.

“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit, ose gylenistë siç quhen ndryshe. Të gjithë janë zyrtarë të kolegjit ‘Mehmet Akif’”, i kanë thënë burime nga ana e policisë Expressit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button