Home / Kosova / Ambasada e SHBA në Kosovë: Rrezik sulmesh terroriste për Pashkë

Ambasada e SHBA në Kosovë: Rrezik sulmesh terroriste për Pashkë

“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë periudhës së festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes gjatë festimeve katolike e ortodokse të Pashkëve”, thuhet ndër të tjera.

Ambasada ka dhënë edhe disa udhëzime lidhur me kujdesin që duhet të kenë qytetarët.

Shtetet e Bashkuara këshillojnë qytetarët e saj në Kosovë që të ndërmarrin veprimet si vijon:

“Mbani një profil të ulët dhe mos tërhiqni vëmendjen te vetja juaj si amerikanë. Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë. Kriminelët dhe terroristët mund të monitorojnë lëvizjet tuaja. Ndryshoni rrugën dhe kohën e lëvizjeve tuaja për t’u bërë një objektiv më i paparashikueshëm. Jini të vetëdijshëm për ambientin tuaj. Identifikoni vendndodhjen e daljeve emergjente dhe të shërbimeve të sigurisë kur ndodheni në vende publike. Shmangni turmat dhe demonstrimet. Nëse jeni në një zonë ku grumbullohet një turmë (festim, demonstrim, etj.), përpiquni të largoheni nga zona, ose të paktën shkoni në periferi të turmës, ku mund të largoheni nëse është e nevojshme. Qëndroni të vëmendshëm në vende të frekuentuara nga turistët. Monitoroni mediet lokale për përditësime. Monitoroni mediet sociale, njoftime televizive dhe radiofonike, ose udhëzimet nga ambasadat ose konsullatat amerikane më të afërta”, theksohet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.