Bota

Rusia pretendon përfshirjen e forcave speciale britanike në helmimin e Skripal-it

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se indiferenca e Britanisë në lidhje me rastin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, shpie në idenë se forcat speciale britanike janë përfshirë në helmimit e tij dhe vajzës së tij Yulia të cilët u më 4 mars u gjetën pa vetëdije në një stol në qytetin anglez Salisbury.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse mbrohet ideja se Londra ka neglizhuar të gjitha normat ndërkombëtare dhe ndjenjën e përbashkët në lidhje me incidentin e Skripal-it.

Në deklaratën ku theksohet se Londra për helmimin e qytetarëve të saj me lëndë kimike akuzon Rusinë, thuhet se nuk ka ansjë provë konkrete lidhur me rastin e Skripal-it.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe nuk po ndriçohen në çështjen e këtyre ngjarjeve të rëndësishme që përmbajnë kërcënime serioze”, thuhet në deklaratë, ku dhe theksohet se qëndrimi i qeverisë britanike ka sjellë shumë çështje në dyshim.

Ndër të tjera, në deklaratë pretendohet se po kryhen aktivitete të prodhimit të armëve kimike në një laborator të fshehur në Porton Down, i cili nuk është shumë larg nga qyteti Salisbury, si dhe mbrohet ideja se para helmimit të Skripal-it në këtë laborator janë kryer punime kimike dhe biologjike, gjë e cila sipas tij është duke u fshehur.

“Ka një qëndrim të qartë kundër bashkëpunimit politiko-diplomatik, i cili do të realizohet me qëllim të rishikimit në një mënyrë objektive dhe gjithëpërfshirëse të çështjes në Salisbury”, theksohet në deklaratë, duke pretenduar se Londra ka nisur një fushatë në të gjtihë botën për të shpallur fajtor Rusinë.

Ministria ruse poashtu thekson se autoritetet britanike në vend që të përcaktojë autorët në Salisbury, ajo është treguar indiferente.

“Ky (indiferentizëm) na shpie ne në idenë e përfshirjes së mundshme të forcave speciale britanike në ngjarjen e helmimit”, thotë Ministria e Jashtme ruse, duke shtuar se, “Nëse palës ruse i ofrohen prova bindëse, ne do ta konsiderojmë si një sulm ndaj jetës së qytetarëve tanë si rezultat i provokimit politik. Theksojmë se në këtë çështje pala britanike është përgjegjëse për të siguruar dëshmi” , thuhet në deklaratë.

Sergei Skripal dhe vajza e tij u gjetën pa vetëdije në një stol publik më 4 mars pasi kishin vizituar një restorant dhe një pijetore. Më shumë se 20 persona, përfshirë një oficer policie u dërguan në spital.

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko në vitin 2006, pasi u helmua me një substancë radioaktive në një hotel qendror në Londër. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte në vuajtje të dënimit me 13 vite burg për rrjedhje të informacioneve ndaj inteligjencës britanike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button