Politika

Rruga e Kombit, Rama: Banorët e zonës nuk do përjashtohen nga tarifimi

Debati për tarifimin në rrugën e Kombit është zhvendosur në sallën e Kuvendit ku kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarimet e tij, ku bëri të ditur se banorët e zonës nuk do të përjashtohen nga ky tarifim.
“Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare., lidhur me banorët e zonës, dhe përgjigja që ka qenë ështgë që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që pëqrjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit.

Ajo që duhet të dinë njerëzit është, janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për ti përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo privat me autobusë apo furgon, pra nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk kanë asnjë barrë mbi këdo që do të përdorë këtë transport. Jo, jo, jo, jo sepse pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, qofshin publik dhe privat, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon. Vetëm logjikë nuk ka kjo lloj historie që ju doni të ngrini. Gjashtë muajt e parë do të përcaktohet në negociata mes qeverisë dhe koncesionarit, ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se tarifimi i rrugës e ka zanafillën nga viti 2010, nga ish kryeministri i PD-së, Sali Berisha i cili sipas tij është shprehur se qeveria nuk e mirëmban dot rrugën.
“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje. Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjnen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë. Sot është rivënë në diskutim dhe në të vetmin vend europian ku ende ska pagesë dhe ky vend është vendi më i zhvilluar europian, Gjermania. Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor. Vetëm kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore e tunelit, menaxhimit dhe operimit të rrugës shkon në 5.3 mln euro, atëherë në vend të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk kan vend far me patriotizmin është mirë të thuhet një formulë alternative. Nëse formula alternative është formula e njohur e qeverisë së mëparhmëe, hyni rrugë sdhe lëreni rrugën pas në mes të rrugës, këtë formulë mbajeni për vete dhe ta gëzoni po për ne kjo nuk është formulë zgjidhje, po rrumpalle. Formula e rrumpallës që ju bëtë sa herë u është dhënë mudnësia të merrni në dorë çelësat e këtij shteti”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button