Home / Politika / Rruga e Kombit, Basha: Tarifën e merr në taksën e karburantit

Rruga e Kombit, Basha: Tarifën e merr në taksën e karburantit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri vazhdon të gënjejë pasi vetëm nga taksa e qarkullimit që shqiptarët paguajnë në çmimin e naftës mblidhen paratë e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Sapo ra m këmbët e veta në gropën që vetë e ka hapur një njeri që nuk mban përgjegjësi ër asgjë që thotë e asgjë që bën. Mirëmbajtja e rrjetit rrugor, ca tha dy minuta më ara, të vërteën më parë e pranoi: në botë paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit.Po na thuaj pak o llapaqëni batutave me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë dhe taksapguesit dhe përdoruesit, pse vazhdon tu marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos dhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë. Sapo e the vetë? O njera, o tjetra. Duhet të ulje kokën ose ti kërcisje ndonjë shpullë atij që të gënjen, mësuesit të anglishtes (për minsitrin Arben Ahmetaj).
Taksën e qarkullimit e kishe 7 lekë për litër, e ke bërë 24 lekë për litër, vetëm me taksën e rritur ta quajmë “taksën Rama” t’i u merr shqiptarëve, po të marrim një llogari minimale të konsumit 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se ske çbën ose do marrësh me dru atë që ke në të majtë. Pse nuk të mjaftojnë këto ty të paguash mirëmbajtjen e rrugës? Çfarë bën ti me 120 milionë dollarë që i mbledh në ermë të mirëmbajtjes së rrugës. Ti këto para i bën rrush e kumbulla, ti rroga nuk ke rritur pensione nuk e rritur, nuk ke bërë një metër rrugë. Di vetëm të taksosh, nuk di të ndërtosh dhe në 1 prill është e vërteta jote Edi Rama, e TVSH për bizneset e vogla, shumëfishimit të taksës së pronës, ti je taksidari i kombit po nuk ke ndërtuar asnjë projekt”, tha Basha.

Ai u shpreh dhe kundër skemës për banorët e zonës: “Ti do vendosësh kuotën sa kuksianë, tropojanë e shkodranë, ti do i thuash deri kaq, se më shumë nuk lejoni? Siç do bëje kur ishe kryetar bashkie derën te Zogu Zi të mos hynin pa paguar. Po këtë çmenduri ku e ke dëgjuar?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.