Home / Kronika / Vula apostile me Greqinë, për 1 muaj u legalizuan 17 600 dokumente

Vula apostile me Greqinë, për 1 muaj u legalizuan 17 600 dokumente

Zbatimi i regjimit të vulës apostile me Greqinë për të gjitha dokumentet shqiptare ka lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes tyre dhe ka ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Tashmë heqja e vulës apostile ul me 6.7 milionë euro kosto për shtetasit shqiptarë në Greqi.

Qytetarët shqiptarë vetëm në muajin e parë të zbatimit të regjimit me vulë apostile kanë kursyer 563,200 euro, ndërsa vetëm për 1 muaj kanë legalizuar 17,600 dokumente.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një video, shprehet “stop sorrollatjeve dhe pritjeve të gjata në dyert e ambasadave. Vula apostile me Greqinë, lehtësoi jetën e qytetarëve”.

Një qytetare shqiptare që jeton në Greqi shprehet se “gjatë gjithë këtyre viteve kemi pritur me orë të tëra në shi dhe borë, ndërsa ka patur raste që nuk kemi mbaruar punë brenda ditës dhe kemi ardhur përsër kemi zënë radhën që në orët e para të mëngjesit” .

“Përfundnimisht të gjitha këto sakrifica që ne kemi patur në këto vite arritëm ti konkludojmë dhe të kemi shërbime sa më të shpejta me një kosto pothuajse zero ekonomike për të gjithë ne emigrantët në Greqi”, thekson ajo duke falënderuar autoritetet shqiptare dhe ato greke.

Një djalë i ri shprehet se “me programin e internetit mund të bëjmë të gjitha veprimet nga fillimi dhe vijmë tek ambasada e mbarojmë punë shumë shpejt”.

Ndërsa një tjetër qytetar tregon se “më parë kemi mbetur nëpër zyra, ik në Shqipëri hajde, lart poshtë për çdo dokument”.

Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, zbatimi i regjimit të vulës apostile me Greqinë krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: