Kosova

Kosovë, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe kreun e Agjensisë së Inteligjencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar dorëheqjen përmes një letre ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Haradinaj thekson në letër se veprimet e së enjtes, me arrestimin dhe deportimin e 5 shtetasve turq, janë tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet e tyre, si popull dhe si shtet.

“Duke marrë parasysh se, si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e shkarkimit.

Gjithashtu, kryeministri i Haradinaj ka marrë vendim për të shkarkuar edhe Driton Gashin, nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në kërkesën e Haradinajt dërguar kreut të AKI-së, të publikuar nga portali “Indeksonline”, i kërkohet këtij të fundit largimi i menjëhershëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button